Δευτέρα 10 Ιουνίου 2013

Περιοδεία του Σαλί Μπερίσα στους Αγίους Σαράντα και Δέλβινο (βίντεο) και ΦΩΤΟ

- Εγκαινίασε το δρόμο της Λύβενας και το νέο λιμάνι της πόλης.

  - Φιλοφρονήσεις του έπαρχου Μεσοποτάμου προς τον αλβανό πρωθυπουργό!

Στα μπλε ντύθηκαν χθες οι Άγιοι Σαράντα και το Δέλβινο όπως και όλοι οι δρόμοι  της περιοχής, για να υποδεχτούν τον πρόεδρο του Δημοκρατικού Κόμματο και πρωθυπουργό της Αλβανίας Σαλί Μπερίσα.

Εκτός από τις δύο πόλεις του νότου, ο Μπερίσα επέλεξε να κάνει άλλες δύο σταθμεύσεις σε χωριά της μειονότητας.
Στο Καραχάτζι συναντήθηκε με τους αγρότες της περιοχής, γιατί όπως είπε στην επόμενη τετραετία θα δώσει ιδιαίτερη βαρύτητα στην ανάπτυξη της γεωργίας.
 
 Ο κ. Μπερίσα εγκαινίασε και την ασφαλτόστρωση του δρόμου Μεσοπόταμο – Λύβενα, ένα έργο που κόστισε περίπου 400.000 ευρώ και χρηματοδοτήθηκε από τον αλβανικό προϋπολογισμό.  Ο αλβανός πρωθυπουργός είπε πως χαίρει ιδιαίτερη εκτίμηση για την ελληνική μειονότητα γιατί όπως είπε «η ελληνική μειονότητα και η Σκόδρα, είναι δύο περιοχές που βίωσαν με το χειρότερο τρόπο την κομουνιστική δικτατορία καθώς είχαν την μεγαλύτερη αναλογία πληθυσμού σε φυλακές και εξορίες».  
 
Υποσχέθηκε ακόμα πως την επόμενη τετραετία θα έχει σε πρώτη προτεραιότητα τα έργα υποδομής σε αυτή την περιοχή, δημιουργώντας καλύτερες συνθήκες για όσους θέλουν να επιστρέψουν. Αίσθηση προκάλεσαν και οι πολλές φιλοφρονήσεις του έπαρχου Θεμιστοκλή Καίση προς τον κ. Μπερίσα παρόλο που το κόμμα που εκλέχθηκε, συμμετέχει στον αντίπαλο  εκλογικό συνασπισμό.

Στις ομιλίες του στους Αγίους Σαράντα ο κ. Μπερίσα ειρωνεύτηκε την απουσία του δημάρχου της πόλης από τα εγκαίνια του μεγαλειώδους έργο - όπως το χαρακτήρισε - της επέκτασης του λιμανιού. Στην ομιλία του επικεντρώθηκε στις κατηγορίες κατά του αρχηγού της αντιπολίτευσης χωρίς να αναφέρει ποτέ το όνομα του, αποκαλώντας τον «σύντροφο οδηγό του λεωφορείου μωβ» (shoku shoferi i autobuzit mavi). Υπεραμύνθηκε του φορολογικού του συστήματος για το οποίο τον κατηγορεί ο κ. Ράμα λέγοντας μάλιστα πως ο ενιαίος φόρος  10% που έχει  προς όλους, είναι ιερός γιατί αυτό προβλέπουν και τα ιερά βιβλία (το δέκατο). Υπενθύμισε ακόμα τον κίνδυνο που διατρέχει η περιοχή από τον συνέταιρο του Έντι Ράμα, τον Κότσο Κοκεδήμα που όπως είπε «λιμπίζεται τις παραλίες του Ιονίου»!  
ΒΙΝΤΕΟ


borioipirotis.blogspot.gr   
 
Η επίσκεψη στο Μεσοπόταμο του αλβανού πρωθυπουργού και οι δηλώσεις Μπερίσα και Θ. Καίση στα αλβανικά

Kryeministri Berisha inauguroi sot rrugën e fshatit Livinë, në komunën Mesopotam, Delvinë, investim me vlerë 560 milionë lekë, financim i qeverisë shqiptare. Rruga, me gjatësi 4 kilometër, lehtëson transportin për 2000 banorë të fshatit Livinë.
Në këto tetë vite në bashkinë Delvinë dhe komunat Vergo, Mesopotam e Finiq është investuar në ndërtimin e 35 kilometrave rrugë, 5 shkollave e kopshteve, 16 qendra shëndetësore e ambulanca, 5 sisteme ujësjellës e kanalizime. Së shpejti Delvina do të dalë plotësisht nga mënjanimi me përfundimin e plotë të punimeve të aksit rrugor Kardhiq –Delvinë,  si dhe  rikonstruksionin e  rrugës Delvine – Muzinë. Ndërtimi i rrugëve  ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e biznesit të turizmit dhe atij agrar. Rrugët  e reja Delvinë–Sarandë dhe Muzinë–Urë Gajdar  e kanë përgjysmuar kohën e transportit, duke sjellë krijimin e 38 bizneseve të mesme. Qeveria ka subvencionuar 550 fermerë e blegtorë, me 72 milionë lekë, për 90  hektarë sipërfaqe të mbjella.
Kryetari i komunës së Mesopotamit, Themistokli Kaishi, duke falënderuar Kryeministrin për vëmendjen e treguar, u shpreh: “Më lejoni që në emër të komunës dhe në emrin tim të shpreh kënaqësinë e banorëve për kurorëzimin me sukses të një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturës, siç është ndërtimi i kësaj rruge që lidh fshatin Mesopotam me Livinën. Është një fond prej 560 milion lekësh nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe u shërben 2 mijë banorëve, si dhe qindra mijërave turistëve që vizitojnë zonën për në Manastirin e Shën Nikollit, monument kulture i kategorisë së parë.
I nderuar zoti kryeministër,
Ne ndihemi shumë të nderuar, jo vetëm nga ky investim jetik për banorët tanë, por edhe për praninë tuaj fizike mes banorëve tanë, të cilët ju respektojnë juve për fjalët tuaja dhe veprat tuaja. Përfundimi i ndërtimit të kësaj rruge për ne është një festë dhe gëzim popullor, pasi impakti i saj sjell zhvillimin më të madh të zonës, kjo rrugë do të lehtësojë investimet në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë në fshatrat tone. Ruga Qafë Botë – Krame po i jep një zhvillim urban dhe ekonomik të komunës sonë. Falë këtyre investimeve po përgatiten shumë emigrantë të kthehen nga Greqia, që i ka zënë kriza ekonomike. Me përpjekjen  e qeverisë shqiptare me kompetencat e zgjeruara që i ka dhënë pushtetit vendor, komuna e Mesopotamit  është gati të ndajë mbi 1 mijë hektarë për dru frutore, që të luftojmë papunësinë dhe kjo është falë Kryeministrit tonë Sali Berisha.
Politikat dhe reformat e qeverisë së Sali Berishës siç e kemi dëgjuar para disa ditësh që hipotekat do të jenë në komunë i kanë inkurajuar njerëzit . Heqja e taksës për transaksionet të tokës bujqësore është një barrë  për banorët e komunës sonë. Privatizimi i hidrocentraleve Bistrica 1 dhe Bistrica 2 janë asete shtetëror e komuna e Mosopotamit do të fitojë në mënyrë direkte. Këtu dua të falënderoj direkt kryeministrin Sali Berisha  për hidrocentralin Bistrica 3 ku një firmë prestigjiozë austriake do të fillojë punë së shpejti. Këto vepra do të sjellin zhvillim në komunë tonë. Kryeministri Berisha me detyrën e Presidentit të Shqipërisë i ka dhënë minoritetit tapitë e tyre në pronësi, kjo është një mirënjohje e thellë, Mesopotami është simboli i bashkëjetesës së minoritetit etnik grek dhe të komunitetit vëlla shqiptarë. Neve do të  rezistojmë ndaj të gjithë atyre që duan të prishin ekuilibrat, të prishin marrëdhëniet e mira, minoriteti etnik grek kërkon të drejta të barabarta bazuar në Konventat Evropiane. Të gjithë ne duhet të punojmë minoriteti grek shqiptarët, që ta integrojmë këtë vend sa më shpejt në strukturat Evropiane . Suksese në zgjedhjet e 23 qershorit.”
Në fjalën e tij, në këtë inaugurim, Kryeministri Berisha u shpreh:
“I nderuar zoti kryetar i Komunës,
Të dashur kandidatë për deputetë të Sarandës dhe qarkut të Vlorës,
Të dashur banorë të fshatit Livinë,
Përshëndetjet e mija më vëllazërore dhe më të përzemërta!
Kam kënaqësi të madhe që jam sot këtu tek ju.
Zoti kryetar i komunës, në këtë fshat kam ardhur si President dhe po vij tani si Kryeministër edhe kam gjetur gjithnjë një mikpritje e cila mbetet e pashlyer në memorien time.
Unë jam sot këtu për t’u zotuar para jush se me këtë kryetar komune që ju keni zgjedhur dhe me deputetin që do të votoni, Arben Ristanin, do të bëjmë gjithçka që katër vitet që vinë Livina, Mespotoami të bëhen gjithnjë e më tërheqës për turistët nga e mbarë bota, që tokat tuaja të bëhen gjithnjë e më prodhuese, në mënyrë që djersa e ballit tuaj të shpërblehet më mirë dhe ju të realizoni një mirëqenie më të madhe. 
Zoti kryetar i komunës, zotimi juaj që emigrantët të vijnë dhe ju jeni i gatshëm të vini në dispozicion të tyre 1000 hektarë tokë për frutikulturë dhe qëllime të tjera është një zotim jashtëzakonisht i rëndësishëm për Mesopotamin, Sarandën dhe mbarë Shqipërinë. Ne sot duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar çdonjeri në nevojë, secilin fermer që ka problemet e veta, por gjithashtu duhet të bëjmë gjithçka për emigrantët tanë. Unë ju garantoj se për ato 1000 hektarë, për çdo projekt të tyre, qeveria do të japë financime. Fshati Livinë, me një pozicion gjeografik mahnitës, e ka jetike këtë rrugë. Unë jam këtu për të garantuar banorët e fshatit Livinë, banorët e komunës Mesopotam dhe të Sarandës se katër vitet që vijnë do të asfaltojnë çdo rrugë të çdo fshati, do të ndërtojmë çdo ujësjellës të çdo fshati, çdo kanalizim të çdo fshati. Ju duhet të keni atje rrugën, shkollën, ujin, kanalizimet njëlloj si qytetit, të keni edhe sistemet e vaditjes për tokat tuaja. Ja pse ne angazhohemi për ju. Ja çfarë ne ju premtojmë ju. Ne kemi faktuar se jemi serioz nga zotimet tona. Ne në Sarandë, nga Konispoli deri në kufi me Himarën, kemi ndërtuar rrugë, kemi ndërtuar  në fshatra, në qytet dhe do ti ndërtojmë kudo.
Ka një muaj që shoku i autobusit mavi bën betejën e rrugëve, një betejë që të kujton personazhet e Servantesit dhe bërtet ku janë rrugët, nuk ka rrugë. Në fakt ka rrugë, ka autostrada nga më modernet, ka rrugë nga më panoramiket, ka nga Mifoli deri në Konispol ku autobusi mavi ecën në rrugë të reja, të ndërtuara dhe të rindërtuara. Por problemi është se xhamat e zinj të autobusit mavi nuk e lejojnw shoferin e autobusit të shohë gjë. Ndaj dhe ai shtron pyetje të tjera qesharake.
Ndaj ne le të vazhdojmë ne së bashku me alternativën tonë, të punojmë për një infrastrukturë moderne, të punojmë për rritjen e turizmit, të punojmë për lulëzimin e fermave tuaja, të punojmë për krijimin e vendeve të reja të punës, të punojmë për mirëqenie, të punojmë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, të punojmë për një të ardhme që e meritojmë. Ju keni derdhur lumenj djerse në tokat tuaja dhe në fshatin tuaj, meritoni një jetë shumë më të mirë. Ju atë po e ndërtoni çdo ditë dhe ne do të qëndrojmë pas jush, t’ju mbështesim ju.
Edhe njëherë, ju falënderoj për këtë pritje. Ju siguroj se problemin që shtruat do ta shqyrtoj me seriozitetin më të madh. Çdo problem që ju keni, ne së bashku me autoritetet vendore do t’i japim zgjidhjen e merituar.
Edhe një herë përgëzimet e mia dhe keni garancinë e plotë se Sali Berisha, Partia Demokratike, e cila u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore është e vendosur të respektojë plotësisht Konventat më të avancuara për liri edhe të drejtat e minoriteteve.
Ju në këtë tokë keni kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, keni gjakun tuaj për lirinë e saj, keni djersën tuaj për të ardhmen e saj. Ju do të gëzoni të drejta të plota si qytetarë shqiptarë, si qytetarë evropianë.
Faleminderit shumë!”


ΣΤΟ ΚΑΡΑΧΑΤΖΙ





ΣΤΟ ΔΕΛΒΙΝΟ
 
 
 ΣΤΟΥΣ ΑΓΙΟΥΣ ΣΑΡΑΝΤΑ
    

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου